Telegrafi

Adrola Dushi në një rrëfim të rrallë për jetën e saj

(Foto: Instagram/adroladushi)

Modelja shqiptare, Adrola Dushi, nuk e harron origjinën e saj, pavarësisht suksesit që po arrin çdo ditë.

Ajo ishte e ftuara e radhës në emisionin “Pushime On Top”, ku në një intervistë të zhvilluar në Rrëshen, rrëfeu gjithçka mbi jetën e saj, që nga fëmijëria e deri te vështirësitë e të qenit nënë e vetme.

“Unë e dua këtë vend, më duket vendi që ka njerëz shumë të sinqertë. Fëmijëria ime ka qenë shumë e bukur, shumë e lumtur, si gjithë shqiptarët besoj në kohët tonë”.

“Nuk është se kishim shumë lodra, por kishim shumë dashuri, shumë sakrifica, por shumë lumturi brenda vetës sonë”, është shprehur Adrola.

(Foto: Instagram/adroladushi)

Kur është pyetur nëse është e vështirë kur je nënë e vetme, bukuroshja ka theksuar: “Patjetër që po, në çdo aspekt. E para të mungon te fëmija jot figura mashkullore, që është shumë e rëndësishme”.

Lexo po ashtu Adrola Dushi rrëfen si ia shpjegoi djalit shkurorëzimin dhe çfarë kriteresh duhet të plotësojë partneri i ardhshëm

“Absolutisht që Troi e kërkon, sepse me kë të rrijë ai? Rri me mua, me kushërirat e veta, me shoqet e mia. Fëmija e do praninë mashkullore në jetën e vet”.

(Foto: Instagram/adroladushi)

Ndërsa e pyetur, nëse ka refuzuar shumë artistë për videoklipe, bukuroshja theksoi: “Uh, sa herë kam thënë jo, u kam thënë të gjithëve. Nuk kam dëshirë të bëhem e hidhur, sepse refuzimet nuk i do askush”.

“Nuk besoj se i kanë marrë për keq, sepse e kanë marrë vesh që nuk kam pas asgjë me këngëtarin apo personi, thjesht nuk kam dashur të jem pjesë e klipeve”.

(Foto: Instagram/adroladushi)