Adrola Dushi ka hedhur poshtë thashethemet se do të jetë pjesë e Big Brother VIP Albania 3.
Modelja shqiptare në një shkrim të ndarë në InstaStory ka bërë të qartë për ndjekësit e publikut.
Ajo thotë që të mos pyetet më për këtë pjesë pasi nuk do të jetë pjesë e këtij reality shou.
“Mos më pyesni më nëse do jem apo jo pjesë e BBV. Nuk do të jem”, u shpreh ajo.
Edicioni i tretë i Big Brother pritet të nis më 13 janar nën moderimin e Ledion Liços.
Ky vit u tha se do të jetë shumë më ndryshe, me dyfishin e banorëve të vitit të kaluar.
Sa i përket “Fun Club”, thuhet se moderatore do të jetë Enxhi Nasufi. /Telegrafi/