Ajo është njëra prej modeleve shqiptare që tërheq vëmendje të madhe sa herë që publikon imazhe në rrjete sociale.
Bëhet fjalë për Adrola Dushin, që tashmë ka zënë një vend mjaft të veçantë në fushën e modelingut e po ashtu edhe në atë të showbizit shqiptar.
Nëna e një vajze ka mahnitur me postimin e fundit, ndërsa ka vënë në pah linjat trupore në një palë bikini të bardha.
Duke pozuar tërësisht pa makijazh e pa filtra, supermodelja vjen në formë të mrekullueshme.
Komplimentet krahas fotografisë nuk munguan as nga ndjekësit e miqtë që mban në këtë rrjet të popullarizuar.
Ndonëse jeton prej vitesh dhe vepron në Amerikë, ajo së fundmi është duke kaluar një kohë të mirë në trojet shqiptare.
Përkundër se është e kërkuar mjaft shumë në fushën e saj si modele, Adrolën shpesh e kemi parë edhe në rolin e prezantueses. /Telegrafi/