Telegrafi

Adrola Dushi mahnit me fotografitë nga pushimet, shfaqet joshëse në rroba banjo

Adrola Dushi (Foto: Instagram)

Ish-Miss Shqipëria, Adrola Dushi, vazhdon të jetë e komentuar për paraqitjet atraktive në rrjete sociale.

Modelja, e cila vetëm në Instagram numëron 390 mijë ndjekës, po shijon prej disa ditësh pushimet me familjen e saj.

Derisa po kalon një kohë të mrekullueshme në një udhëtim luksoz, ajo nuk ka munguar as me fotografi tërheqëse në rrjete sociale.

Një të tillë e ka ndarë gjatë ditës së sotme (e premte), ku shfaqet me rroba banje të bardha.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Nëna e një djali shquhet për linjat e bujshme trupore dhe këtë tanimë e ka dëshmuar.

Komplimentet krahas postimit nuk munguan as nga miqtë e fansat që mban në këtë rrjet të popullarizuar.

Adrola prej vitesh është zhvendosur në Amerikë, por vjen shpesh edhe në trojet shqiptare për shkak të familjes. /Telegrafi/