Ajo që po konsiderohet si ndër më të bukurat në trevat shqiptare, është padyshim Adrola Dushi.
Modelja e njohur shqiptare, po vazhdon të realizojë fotosesione, për të cilat po komentohen në masë të madhe.
Në një postim në rrjetin social Instagram, ajo ka mahnitur 507 mijë fansat e saj, përmes disa pozave të marra.
E veshur në të zeza, Adrola është shfaqur me një makijazh me nuanca të ngjyrës së kafe, ndërsa flokët i ka lënë të lakuara mbi supe.
Në fotografinë e dytë, bukuroshja brune është shfaqur e mbështetur në një hekur, ndërsa mbrapa saj shihet bregdeti.
Ndonëse pozoi në vende të ndryshme, fansat e saj janë fokusuar më shumë në dukjen e mrekullueshme të saj. /Telegrafi/