Telegrafi

Adrola Dushi: Kush më tradhton, nuk është më në jetën time

Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, është njëprej emrave më të përfolur të skenës.

Bukuroshja që nuk përfolet shumë për jetën e saj private ka kohë që konsiderohet një prej femrave më të bukura.

Aktualisht ajo mohon të ketë një lidhje, ndërsa në intervistëne fundit për Prive ajo ka folur rreth shumë gjërave në jetën e saj.

Sipas saj, ajo nuk do të falte kurrë tradhtinë.

“Kush më tradhton, nuk është më në jetën time”, u shpreh Adrola shkurt në këtë intervistë.

E veshur në të bardhë dhe tejet e bukur, Adrola kështu vërtetoi se është një prej femrave më atraktive shqiptare. /Telegrafi/