Site icon Telegrafi

Adrola Dushi: Kam punuar shitëse në treg

Adrola Dushi (Foto: Instagram)

Ajo është një nga personazhet më të popullarizuara shqiptare që bën një jetë mes Shqipërisë dhe Amerikës për shkak të karrierës së saj.

Fjala është për modelen Adrola Dushi, e cila pas lehtësimit të masave është rikthyer tek familja e saj në Shqipëri.

E njëjta pas kthimit ka dhënë një intervistë për ‘Pop Culture’ me Dojna Memën ku ka zbuluar shumë të pathëna nga e kaluara e saj kur jetonte në Rrëshen.

Adrola Dushi (Foto: Instagram)

Madje, Adrola gjatë bisedës nuk hezitoi të zbulonte se puna e saj e parë që ka bërë ishte shitëse tregu.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

“Unë kam punuar që fëmijë me mamin, shisja në pazar në Rrëshen, pastaj kam ardhur në Tiranë kam filluar të punoj tek Geraldina Sposa”, ka thënë ajo.

Se sa e çiltër është e dëshmon kjo pjesë dhe shumë gjëra të tjera që tashmë ka ndarë me publikun dhe fansat e saj.

Adrola Dushi (Foto: Instagram)

Krahas kësaj, Adrola javë më parë njoftoi se u bë fytyrë reklamuese e brendit të  famshëm ‘Mac’. /Telegrafi/

Exit mobile version