Telegrafi

Adrola Dushi injoron pyetjet e fansave për ndarjen nga bashkëshorti

Muaj më parë u tha se Adrola Dushi ishte ndarë nga bashkëshorti i saj, Adisi. Çifti ishin bashkë prej disa vitesh dhe janë prindër të Troit të vogël.

Megjithatë pas publikimit të lajmit, modelja bukuroshe e përgënjeshtroi këtë lajm duke thënë se ishin ende bashkë.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga yjet seksi shqiptare (Foto/Video)

Por teksa këtë pyetje këtë herë ia kanë bërë fansat, Adrola ka zgjedhur të mos përgjigjet, duke mbyllur lidhjen direkte me ta. Teksa ishte live bashkë me djalin dhe mikeshën Xhesika Berberi, vëmendjen e ndjekësve e ka tërhequr më shumë Adrola, shkruan suplementi “Bluetooth” i Gazeta Shqiptare.

Interesimi i tyre ishte tepër i madh për të mësuar nëse ishte e vërtetë që modelja ishte ndarë nga bashkëshorti, por pas pyetjeve të shumta për këtë marrëdhënie, ajo ka shkëputur lidhjen.