Reperi i njohur shqiptar, Capital T, po mban koncertin e tij të karrierës në qytetin e lindjes, Prishtinë.
“Time Capsule II” po vjen pas një suksesi të jashtëzakonshëm që pati edicioni i parë i këtij koncerti në Tiranë.
Për koncertin e shumëpërfolur, Kapo është mbështetur nga një numër i madh emras të njohur, në një ndejë private që organizoi pak ditë më parë në Prishtinë.
Telegrafi u ndesh me modelen e njohur, Adrola Dushi, me të cilën ka qenë shumë i përfolur shumë herë se ka diçka më shumë se shoqëri.
“Po kënaqem, një super atmosferë, super njerëz, super muzikë”, tha Adrola e pyetur nga Telegrafi për mbrëmjen në fjalë.
E njëjta tha se nuk do të mungojë në tribunat VIP në koncertin e reperit prishtinas, duke brohoritur në mbështetje të tij.
“Sigurisht që po [do të jem pjesë e koncertit], duke ulëritur, duke bërë tifo për këngëtarin”, tha bukuroshja me origjinë nga Rrësheni.
E pyetur për relacionin e saj me Kapon, Adrola tha se e ka cekur shumë herë që është një fanse e madhe e tij, si artist, por mbi të gjitha si njeri.
“E kam thënë që jam fanse edhe e Capitalit si artist edhe e Trimit, sidomos e Trimit por edhe e Capital-it shumë”, tha Adrola për Telegrafin.
Ndërsa, kur erdhi te pyetja e këngës së preferuar, ajo tha se nuk bën dallime pasi thuajse të gjitha këngët e publikuara nga ai, hyjnë në listën e saj të preferencave.
“Më kanë pyetur shumë se cila këngë e Capital T më pëlqen më shumë. Më pëlqejnë shumë këngë të tijat. Por nuk po veçoj as këtu, këngën e fundit po zgjedh, ‘Malli më ka marrë’”, tha Adrola.
Dhe për fund, kur ajo u pyet nëse do t’i duhej të thoshte një emër për rep-artistin më të mirë në Kosovë, Adrola pa mëdyshje bërtiti duke thënë: “Capital T”.
Në koncertin recital të Capital T përndryshe do të performojnë shumë emra të njohur nga skena vendore, mes tyre edhe reperi me famë botërore – Akon, i ftuar si mysafir special. /Telegrafi/