Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, është ndër më të pëlqyerat në fushën e modelingut.
Gjatë ditës së sotme (e hënë) bukuroshja brune feston ditëlindjen e saj të 28-të.
Kjo është bërë e ditur përmes postimeve në rrjete sociale, ku ajo u pa duke shkëlqyer.
Dyshi zgjodhi që të vishet me një fustan elegant, përmes së cilit theksoi tiparet e formësuara trupore.
Flokët modelja zgjodhi t’i ketë të lidhura mbrapa kokës, kurse për makijazh shkoi me nuanca më të errëta.
Dushi po ashtu kishte shpërndarë një imazh me dy vëllezërit e saj, derisa po shijon qëndrimin në Amerikë. /Telegrafi/