Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi është një prej vajzave më të përfolura në showbizz.
Ish-Missi merr çdo herë vëmendje dhe paraqitjet e saj janë unike dhe mjaft të komentuara.
E njohur për bukurinë natyrale dhe fizikun e përsosur, Adrola u kujdes që edhe një herë t’i vinte në pah ato përmes disa imazheve të reja.
Bukuroshja zeshkane publikoi foto të reja në llogarinë e saj në Instagram ku shihet e veshur me bikini.
Adrola pozoi në plazh e veshur vetëm në bikini me ngjyrë të zezë, duke vënë në fokus linjat atraktive ndërsa u shfaq pa makijazh.
Natyrisht, nuk munguan as komentet dhe pëlqimet nga ana e miqve dhe admiruesve të saj të shumtë.
Ndryshe, Adrola tash e një kohë ka qëndruar larg ndonjë projekti duke vendosur fokusin dhe përkushtimin e saj ndaj familjes dhe djalit të saj.
Modelja ndërkohë pretendohet se prej kohësh po shijon një romancë me reperi e njohur nga Kosova, Capital T.
Megjithatë, dyshja ndonëse janë parë bashkë në disa raste nuk i kanë mohuar e as konfirmuar ende këto raportime. /Telegrafi/