Nuk ka dyshim se është njëra prej modeleve më të bukura në trojet shqiptare. Fjala është për Adrola Dushin, e cila çdo ditë e më shumë vazhdon të rrëmbejë vëmendjen e fansave me imazhet atraktive që publikon në rrjetet sociale.
E tillë shfaqet edhe në paraqitjen e fundit që e ka bërë para mijëra fansave të saj duke ardhur mjaft tërheqëse me këtë pamje.
Ky imazh i bukuroshes 25 vjeçare është realizuar në New York, ku është duke e kaluar të shumtën e kohës për shkak të karrierës si modele.
Para pak muajve, po ashtu u bë e ditur se Dushi ka nënshkruar kontratë me një nga kompanitë më prestigjioze të modelingut në Amerikë, “Wilhelmina Models”.
Kjo është një ndër kompanitë më të vjetra në botë që merret me menaxhimin e modelingut, por edhe me atë të personazheve të njohur, e krijuar në vitin 1967 nga modelja gjermane Wilhelmina Cooper dhe bashkëshorti i saj, Bruce Cooper.
Ndryshe, Adrola është bërë nënë vite më parë e një djali, të cilin e ka pagëzuar me emrin Troi. /Telegrafi/