Telegrafi

Adrola Dushi shfaqet në formë të mrekullueshme në pozën e re nga pushimet në Turqi

Foto: Screenshot/Instagram

Modelja e njohur nga Shqipëria, Adrola Dushi, prej disa ditësh ka nisur pushimet në një destinacion tashmë të njohur për shqiptarët.

Bëhet fjalë për Turqinë, teksa po qëndron me të birin në një nga resortet luksoze atje.

Ndonëse është mjaft aktive në rrjete sociale, ajo shpesh ndan me fansat imazhe e video të ndryshme.

Në një postim të fundit, ajo ka vënë në pah linjat e mrekullueshme në një palë bikini ngjyrë të gjelbër.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

“Zgjidhni të shkëlqeni sot, mirëmëngjesi”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë fotografisë.

Të shumta kanë qenë komplimentet rreth fizikut atraktiv e po ashtu edhe pamjes natyrale.

Ajo ndërkaq prej vitesh jeton mes Shqipërisë e Amerikës për shkak të profesionit si modele. /Telegrafi/