Telegrafi

Adrola Dushi drejt suksesit ndërkombëtar, bëhet pjesë e javës së modës në New York (Foto)

Modelja e njohur shqiptar Adrola Dushi, është padiskutim një ndër modelet më të suksessme të momentit.

Bukuroshja e përzgjedhur “Miss Shqipëria 2012” ka vazhduar të jetë aktive në modeling, edhe pas përfundimit të garës në “Miss Universe”.

Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale, përmes së cilave ka bërë të ditur se ka qenë e ftuar për të qenë pjesë e javës së modës në New York.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Adrola ka sfiluar atje për stilistin e njohur LaQuan Smith, i cili duket një pikënisje e mirë për bukuroshen, e cila synon tashmë karrierën në SHBA.

Ndërkohë kujtojmë që pjesë e javës së modës në New York nuk kanë mundur të bëhen as shumë emra të famshëm, ndër ta edhe reperi Kanye west i cili u përjashtua pak ditë më parë për shkak të sjelljes së keqe të treguar në koncertin e “Yeezy Season 4”. /Telegrafi/