Telegrafi

Adrola dhe Xhesika ndjekin sërish njëra-tjetrën në rrjetet sociale

Xhesika Berberi (Foto: Instagram/xhesikaberberi)

Edhe pse prej kohesh kishin një shoqëri për të pasur zili, Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi e ndërprenë për disa kohë miqësinë e tyre. 

Dyshja shihej shpesh në shoqërinë e njëra-tjetrës sidomos me anë të postimeve në rrjete sociale. Në intervistat televizive dyshja tregonin gjithnjë shumë respekt dhe vlerësim për shoqërinë që kishin krijuar ndër vite.

Kohët e fundit, ndjekësit vunë re që shoqëria midis Adrolës dhe Xhesikës kishte pësuar një krisje edhe pse kjo e fundit mohoi gjithçka dhe tregoi se kjo s’do të ndodhte kurrë.

Adrola Dushi (Foto: Instagram/adroladushi/Gerhard Pregapuca Photography)

“Unë dhe Adrola nuk jemi zënë dhe s’ka për të ndodhur kurrë. Jemi në zemrat e njëra-tjetrës”, ishte shprehur Berberi.

Mirëpo, fakti që vajzat nuk e ndiqnin më njëra-tjetrën në rrjetet sociale hapi shumë diskutim. Për më tepër Adrola bëri një status thumbues, që u interpretua si mesazh për Xhesikën, transmeton Top Channel.

Xhesika Berberi (Foto: Instagram/xhesikaberberi)

Sidoqoftë, së fundmi është vënë re që dyshja ka nisur përsëri të ndiqen në rrjetet sociale, por mbetet për t’u parë nëse shoqëria e tyre do të kthehet si dikur.