Adrien Rabiot ka konfirmuar se është “në bisedime me Juventusin, klub që të gjithë do të dëshironin të luanin”.
Mesfushori 24-vjeçar është lojtar i lirë dhe ka qenë shumë i lidhur me Manchester Unitedin, por mediat kanë raportuar se mund të ndryshojë mendjen dhe të nënshkruajë një marrëveshje të re me Paris Saint-Germain.
Megjithatë, gjersa ndodhet në pushime me nënën e tij në Porto Ercole, ai foli për Corriere dello Sport dhe Tuttosport.
“Juventusi është një klub i madh që të gjithë do të donin të luanin”, tha futbollisti francez dhe më tutje shtoi, “Është e vërtetë, jemi duke biseduar”.
Sportitalia kishte raportuar se “Bianconerët” se zyrtarët e klubit italian po këmbëngulin që ta kenë në radhët e veta lojtarin, i cili do të ishte transferi i dytë si lojtar i lirë pas Aaron Ramsey të Arsenalit.
Ndryshe, Juventus është shpallur kamion i Italisë, por ka dështuar në Ligë të Kampionëve. /Telegrafi/