Telegrafi

Adriano në Serie A

Braziliani i Barcelonës, Adriano gjatë kësaj verë mund të transferohet në Itali.

Mediat spanjolle të afërta me klubin katalonas, shkruajnë se klubi italian, Lazio është e interesuar për brazilianin, i cili duket se do ta mbyll aventurën në “Camp Nou”.

Raportohet se Lazio do t’ia ofrojë rreth katër milionë euro në vit Adrianos, ofertë kjo që mund ta bind lojtarin që të “fluturojë” drejt kryeqyteti të Italisë.

Negociatat mes Lazios dhe Barcelonës për brazilian tashmë kanë nisur, madje, shumë shpejtë pritet të zyrtarizohet ky transferim.