Telegrafi

Adriano largohet nga Milani

Sulmuesi brazilian, Luiz Adriano pritet të largohet nga Milano gjatë afatit kalimtar të janarit.

Hapësirat e vogla nën urdhrat e Vincenzo Montellas kanë bërë që braziliani të kërkoi largimin.

E ardhmja e tij pritet të jetë përsëri në kampionatin elitar në Ukrainë.

Është skuadra e Dynamo Kiev që ka shprehur interesimin për transferimin e Adrianos.

Ish-anëtari i Shakhtar Donetzk, mund të transferohet në kryeqytetin ukrainas për shtatë milionë euro.

Për shërbimet e sulmuesit interesim kanë shfaqur edhe dy skuadrat kineze, Bejing Gouan dhe Shanghai SIPG. /Telegrafi/