Site icon Telegrafi

Adriano arrin marrëveshje me klubin e ri

Bëhet e ditur më në fund e ardhmja e sulmuesit brazilian, Luiz Adriano.

Anëtari i Milanit karrierën e tij do ta vazhdoi në futbollin rus tek Spartaku i Moskës.

Mediat ruse kanë raportuar se ish-reprezentuesi brazilian ka arritur marrëveshje personale me gjigantin rus.

Kontrata e Adrianos do të jetë tri vjeçare ku do të përfitojë rreth katër milionë euro në stinor.

Ish-anëtari i Shakhtar Donetzk pritet t’i bëjë testet mjekësorë gjatë ditëve të para të vitit 2017.

Milani nga ky transferim do të fitojë rreth shtatë milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version