Pas një sezone verore të ngjeshur me koncerte dhe mbrëmje të shumta muzikore, kudo ku ka shqiptar, treshja e famshme Adrian Gaxha, Lindon Berisha dhe Florian Beqiri, kanë nisur menjëherë turin e koncerteve për sezonin tjetër.
Djelmoshat simpatik kanë ndezur Tiranën gjatë fundjavës së kaluar, në një mbrëmje të madhe të organizuar në një nga clubet e mëdha të kryeqytetit shqiptar, transmeton Telegrafi.
Bashkimi i Lindonit me dyshen Adrian dhe Florian, rezultoi mjaft suksesshëm, ardhja e tij në skenë ishte padyshim risia më e madhe në skenën muzikore këtë vit.
Dy prurjet e tyre të fundit, projektet “Kalle” dhe “Syn” ishin po ashtu edhe më të klikuarat në kanalin “Youtube”. /Telegrafi/