Telegrafi

Adriana nostalgjike për pushimet me Keith: Vendi më i bukur është të jem me ty

Adriana dhe Keith (Foto: Instagram/adrianamatoshi)

Adriana është ndër aktoret që është komntuar për jetën e saj sentimentale në faqet rozë.

Bukuroshja bionde pasi zbuloi lidhjen me futbollistin afrikan, Keith, tashmë nuk e ka ndërmend të kursejë pozat me të.

Ajo në një postim në rrjetin social Instagram ka ndarë një fotografi, teksa ndihej nostalgjike për pushimet që kaloi me të.

“Vendi më i bukur është të jem me ty”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Aktorja shfaqej e veshur me bikini të kuqe, kurse për aksesorë që të dy kanë zgjedhur syze të zeza.

(Foto: Instagram)

Ndërkaq, ky është imazhi i parë që Adriana ka zgjedhur ta publikojë në profilin e saj të Instagram-it.

Pothuajse një pjesë e madhe e fansave dhe figurave publike kanë pëlqyer postimin, teksa edhe komentet ishin të shumta. /Telegrafi/

(Foto: Instagram)