Aktorja dhe deputetja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, ka shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi në Egjipt.
Ajo vizitoi shtetin e lindjes së mesme bashkë me kolegen e saj, aktoren Arjola Demiri, ku shijuan disa ditë jo-produktive, larg aktiviteteve të përditshme.
Ato dokumentuan disa pjesë të udhëtimit të tyre me fansat në rrjetet sociale, duke publikuar fotografi apo video të ndryshme.
Së fundmi, deputetja e njohur ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi të reja nga udhëtimit në Hurghanda.
Ajo dukej shumë atraktive e veshur me një kostum të zi dypjesësh, i cili vinte në pah barkun e saj të tonifikuar.
Imazhet atraktive të deputetes së VV-së nuk munguan edhe nga çastet e shijuara me miqtë në një lokal nate.
Adriana përndryshe vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale. /Telegrafi/