Telegrafi

Adriana Matoshi tregon se pse është ndryshe prej të tjerëve

Ajo është një ndër aktoret më të dashura të publikut shqiptar, e cila është bërë edhe më e famshme me rolin e “Sasës”, në serialin vendor “O sa mirë”.

Me këtë rast ajo ka mbledhur një numër të madh të fansave në rrjetet më të frekuentuara sociale, të cilët e përcjellin vazhdimisht.

Adriana Matoshi është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku kohët e fundit po vjen me thënie të veçantë që po pëlqehen dhe po merr komente pozitive.

Aktorja së fundi ka treguar përmes llogarisë personale në Instagram se pse është ndryshe prej të tjerëve.

“Kam frikë të jem njësoj si të gjithë të tjerët! Për këtë jam ndryshe”, ka shkruar ndër të tjerash ajo teksa shihet mjaft atraktive në fustan dhe syze të zeza.

Lexo po ashtu Adriana Matoshi duket më e bukur se kurrë: Imagjinoni një pasqyrë që mund të zbulojë personalitetin tuaj

Ndryshe, aktoren do ta shohim edhe në sezonin e ri të serialit të lartcekur, i cili pritet të startojë gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/