Site icon Telegrafi

Adriana Matoshi shpërndan fotografi mahnitëse, Robert Berisha: A po fejohemi?

Adriana Matoshi dhe Robert Berisha Foto: Instagram

Adriana Matoshi është ndër aktoret shqiptare, që deri më tani ka pasur tejet sukses në karrierën e saj.

Ajo përmes rrjeteve sociale mundohet të qëndrojë afër me fansat, ndërsa u shpërndan informacione nga jeta dhe karriera profesionale.

Ndërkaq, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Adriana ka publikuar një fotografi ku shihet mjaft tërheqëse.

Foto: Instagram

Padyshim që ajo mori vëmendje të madhe, pasi edhe në komente pati shumë prej tyre që përshkruanin sa e mrekullueshme dukej.

Por, ajo çka u vu re ishte komenti i këngëtarit Robert Berishës, i cili i kërkoi asaj që të fejohet me të.

“Më fal, a po fejohemi”, ka shkruar Berisha.

Kujtojmë se dyshja janë miq shumë të afërt, ndërsa nga ana e Robertit kjo ishte vetëm si shaka.

Në anën tjetër aktorja tashmë është në lidhje dashurie me futbollistin e njohur, Keith Groeneveld. /Telegrafi/

Exit mobile version