Aktorja dhe deputetja Adriana Matoshi është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Shpesh, ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.
Së fundmi, aktorja e filmit “Martesa” ka publikuar një video mjaft interesante për 126 mijë ndjekësit e saj në Instagram.
Bëhet fjalë për një video, ku ajo shfaqet në të bardha ndërsa bën një sfilatë të shkurtër mode.
“Dalëngadalë por me hapa të sigurte oj motër”, ka shkruar Matoshi në mbishkrimin e videos në fjalë.
Adriana përndryshe krahas angazhimit të saj në serialin “Sha je be tu folën”, vazhdon të jetë aktive edhe në Kuvendin e Kosovës, si deputete e Lëvizjes Vetëvendosje. /Telegrafi/