Telegrafi

Adriana Matoshi publikon video derisa shkëmben puthje me një vajzë

Adriana Matoshi Foto: Instagram

Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, përherë merr vëmendje me veprimet e saj.

Ajo në rrjete sociale është gjithmonë aktive, duke sjell imazhe nga jeta dhe karriera profesionale.

Matoshi së fundmi ka habitur ndjekësit përmes një videoje që ajo vendosi ta ndajë me ta.

 

Bukuroshja bionde u shfaq duke shkëmbyer puthje me një vajzë, që rezulton të jetë artistja Time Aliu.

Një gjest i tillë ka ardhur si pasojë e një trendi në Tik Tok, ku supozohet të shkëmbesh puthje pa e ditur pala tjetër.

Foto: Instastory

Aliu ndërkohë mbeti e habitur nga veprimi i aktores, e cila ia doli mbanë me realizimin e trendit.

Kujtojmë se Adriana ka kohë që është në lidhje me futbollistin e njohur, Keith Groeneveld. /Telegrafi/