Site icon Telegrafi

Adriana Matoshi publikon një mesazh ofendues që mori për veshjen, pas paraqitjes në Kuvendin e Kosovës

Aktorja dhe njëherësh deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, është një personazh shumë i ndjekur në media e showbizin shqiptar.

Ajo ditën e sotme (e martë) ka befasuar me paraqitjen në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës, ndërsa duket se për këtë veshje mori kritika edhe në Instagram.

E njëjta ka publikuar një video në InstaStory, e menjëherë pas këtij postimi një koment ofendues që ka pranuar nga një ndjekëse.

Adriana Matoshi (Foto: Instagram)

“Ku je nisur kështu oj lopë, se na bëre hor, beso që turp që je deputete e Lëvizjes Vetëvendoske. Femër budall”, thuhet në shkrim të cilin Matoshi e postoi në InstaStory me një ‘emoji’ të zemrës, madje edhe duke e etiketuar.

Lexo po ashtu Adriana Matoshi paraqitet me veshje interesante në seancën e Kuvendit të Kosovës

Kjo nuk është hera e parë që 42-vjeçarja merr fyerje të tilla e paragjykohet në rrjetet sociale.

E njëjta edhe më herët kishte publikuar disa mesazhe, sidomos pas romancës që bëri publike me futbollistin Keith Groeneveld për shkak të diferencës së madhe në moshë.

Me këtë të fundit Adriana i ka dhënë fund lidhjes disa javë më parë, por që nuk e ka komentuar ende publikisht. /Telegrafi/

Foto: Adriana Matoshi/ Arbresh.info
Exit mobile version