Telegrafi

Adriana Matoshi publikon fotografi me kryeministrin Kurti: Përgjithmonë

Adriana Matoshi ka zënë karrigen në Kuvendin e Kosovës vitin që lamë pas.

Ajo u zgjodh deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.

Aktorja, e cila mblodhi më shumë se 10 mijë vota, së fundmi ka marrë vëmendje me një postim të shpërndarë në InstaStory.

Foto: Screenshot/Instagram

E njëjta ka publikuar një fotografi në Instagram ku shfaqet përkrah kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Përgjithmonë”, ka shkruar ajo.

Lexo po ashtu Adriana Matoshi merr vëmendje me stilin e veçantë të flokëve në mbledhjen e Komisionit për Arsim

Kjo duket se është bërë me qëllim nga Matoshi pasi u përfol se po largohet nga Vetëvendosja.

Foto: Facebook

42-vjeçarja gjatë kësaj kohë ka qenë mjaft e angazhuar, por duke mos e lënë anash as aktrimin.

Ajo së shpejti ka njoftuar se po vjen me një film të ri, në të cilin ka rolin kryesor. /Telegrafi/

Foto: Telegrafi