Aktorja e njohur, Adriana Matoshi, ndjehet shumë e rehatshme kur është përball kamerave, qoftë në aktrim apo edhe televizion.
Mirëpo jo e njëjta mesa duket ka ndodhur kur ajo është gjendur para një kamere të fshehur, të inskenuar nga emisioni “Prive”.
Teksa drejtohej në atelien e mikeshës së saj të mirë, stilistes Drenusha Xharra, kjo e fundit nuk e mirëpret aktoren nën dyshimin se ka dëgjuar fjalë të këqija të thëna nga ajo për të.
Adriana e befasuar nga ato që thotë mikja e saj, ngelet e shtangur duke pyetur në fillim nëse ishte kamera e fshehur.
Mirëpo Drenusha dhe personi i tretë i përfshirë në ngjarje vazhdojnë të këmbëngulin se aktorja ka folur gjëra të këqija në dëm të stilistes, duke e shtyrë të besojë se gjithçka po ndodh është “reale” dhe jo një kamerë e fshehtë.
Ndërkohë, teksa Adriana është në minutat e fundit të nervozizmit dhe gati ta mbyll këtë çështje, në atë moment gazetari i emisionit i tregon asaj se gjithçka ishte e inskenuar. /Telegrafi/