Telegrafi

Adriana Matoshi pranon se dikur e kishte shkelur një djalë me veturë, për ta shpëtuar një vajzë që po sulmohej nga ai

Foto: Adriana Matoshi/Instagram

Aktorja e njohur, Adriana Matoshi, është shumë e sinqertë kur bie fjala për ngjarjet në të kaluarën e saj.

Së fundmi, e ftuar në rubrikën “10 faktet që nuk i keni ditur”, Adriana nuk ka hezituar të rrëfejë një ngjarje shumë interesante që i kishte ndodhur vite më parë.

Ajo tregon se kishte parë një djalë duke sulmuar një vajzë, dhe të njëjtin kishte vendosur ta shkelte me veturë, për ta shpëtuar vajzën që po sulmohej.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

“Njëherë moti kam qenë në veturë time dhe ka qenë natë e ka qenë shumë ftohtë. E kam parë në një tunel një djalë tu e rreh një cikë. Unë kesh tu lujt edhe thash se çka muj me bo unë në at moment me shpëtu atë çiken. Edhe e kom shkel atë djalin me kerr”, ka thënë Matoshi.

Më pas, ajo ka shtuar se kishte marrë një dhuratë jomikpritëse nga personi në fjalë, por që më pas i kishin rregulluar raportet.

“E pas disa kohësh, qaj djali e ka kuptu kur e kam datëlindjen dhe ma ka bërë dhuratë një thikë. Tash e kam shok shumë të mirë”, ka thënë më tej aktorja e njohur. /Telegrafi/