Aktorja dhe deputetja në radhët e Vetëvendosje, Adriana Matoshi sot (e martë) ishte e pranishme në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Gjatë paraqitjes në seancë, aktorja nga Gjilani ka befasuar me veshjen interesante me të cilën u pa në Kuvend.
Matoshi kishte kombinuar një xhaketë sportive ndërsa mbi të mbante një pallto me ngjyrë të bardhë, rozë dhe të zezë.
Aktorja përshtati dukjen me një mini fund ngjyrë bezhë dhe atlete të bardha, teksa në dorë mbante në çantë të zezë.
Ndryshe, kujtojmë që së fundmi Adriana i dha fund lidhjes me ish-të dashurin e saj, futbollistin afrikano-belg Keith Groeneveld.
Ndërkohë, sa i përket aktrimit, aktualisht Adriana është e angazhuar në serialin “Sha je be tu folën”. /Telegrafi/