Aktorja dhe deputetja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, ka tërhequr vëmendjen e fansave të saj me një video të fundit të publikuar në rrjetin social Instagram.
Në këtë video, ajo shihet duke realizuar makijazhin dhe flokët e saj në studion e njohur të Kacit dhe Sellmës.
Pamja e re e Adrianës ka ngjason fjalë për fjalë me atë të këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora, në Met Gala 2024.
Në këtë ngjarje të rëndësishme të modës, Rita Ora ishte shfaqur me flokë të shkurtra, të lëpira dhe të lagura, duke krijuar një pamje të veçantë dhe të guximshme që u pëlqye nga shumë fansa dhe kritikë mode.
Duket se për këtë pamje, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje është frymëzuar nga ylli shqiptar me renome ndërkombëtare.
Adriana Matoshi, e njohur për stilin dhe elegancën e saj, ka vendosur të eksperimentojë me një dukje të re që i shton një dimension tjetër personalitetit të saj publike.
Postimi i saj në Instagram ka marrë shumë komente dhe pëlqime nga ndjekësit, të cilët e kanë vlerësuar guximin dhe ndryshimin e saj të ri. /Telegrafi/