Site icon Telegrafi

Si të ishte një 17 vjeçare, Adriana Matoshi befason me dukjen dhe stilin e saj (Foto)

Aktorja e njohur Adriana Matoshi është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale.

Roli i saj i ‘Sasës’ në serialin “O Sa Mirë” i ka dhuruar aktores me mijëra fansa, të cilët tashmë duan të dinë për çdo hap tutje të aktores.

Lexo po ashtu Familja, karriera dhe arti, bekim për Adriana Matoshin

Përkundër faktit që është nënë e katër fëmijëve, ajo duket shumë në formë, dhe e mban mjaft mirë veten e saj.

Stili është një tjetër armë e fortë e Adrianës, e cila në çdo paraqitje të saj, është thuajse e kuruar në detaje.

Në fotografinë e fundit të publikuar në Instagram, aktorja shfaqet mjaft trendy e veshur me një palë xhinse të shkurtra, bluzë të zezë me mëngë të gjata dhe një palë këpucë të kuqe.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Ky stil i jepte asaj dukjen e një 17 vjeçare ‘gangstere’, dhe jo të një 37 vjeçare, siç rëndom janë vitet që aktorja numëron në jetën e saj.

Fotografia në fjalë është pasuar me komente të shumta na ndjekësit, të cilët e përgëzonin për dukjen dhe vitalitetin e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version