Telegrafi

Adriana Lima tregon barkun e rrumbullakosur për herë të parë gjatë Javës së Modës në Paris

Fëmija i Adriana Limas është tashmë një yll i modës.

Ish-engjëlli i Victoria’s Secret dëshmoi se një fustan i zi është gjithmonë në stil kur ajo tregoi barkun e saj të rrumbullakosur në shfaqjen Balmain në Javën e Modës në Paris të enjten.

Lima, 40 vjeç, njoftoi muajin e kaluar se është në pritje të fëmijës së saj të tretë në përgjithësi dhe të parën me të dashurin Andre Lemmers.

Modelja, e cila po feston 25 vjetorin në industri, u pa në sfilatën e modës Balmain me një fustan të zi të gjatë, me detaje dramatike. Ajo u përqafua me Lemmers në prapaskenë dhe u ul në rreshtin e parë pranë yjeve të “Riverdale”, Madelaine Petsch dhe Charles Melton.

Lexo po ashtu Adriana Lima zbulon se po bëhet nënë për herë të tretë

Lima njoftoi shtatzëninë duke bërë TikTok-un e saj të parë. Videoja e shkurtër tregon pamjet e Lemmers që i afrohet fshehurazi asaj në situata të ndryshme. Në fund, ajo befason të dashurin e saj me testin e shtatzënisë.

@adrianalima

#firstiktok #baby #surprise

♬ (Your Love Keeps Lifting Me) Higher & Higher – Jackie Wilson

Në fund të videos, Lima tregon se fëmija i tyre do të vijë në vjeshtën e vitit 2022.

Supermodelja mahnitëse ishte fejuar më parë me yllin e muzikës rock Lenny Kravitz. Burri i saj i parë ishte lojtari serb i NBA-së, Marko Jaric, me të cilin ishte e martuar për pesë vjet. Ata kanë dy vajza, Valentina, 12 vjeç dhe Sienna, 9 vjeç. /Telegrafi/