Telegrafi

Adriana Lima shfaqet e mahnitshme në Festivalin e Filmit në Kanë

Adriana Lima (Foto: Andreas Rentz/Getty Images/Guliver)

Pjesë e edicionit të 72-të të Festivalit të Filmit në Kanë është edhe ish-modelja e Victoria’s Secret, Adriana Lima.

Supermodelja 37 vjeçare la gjurmën e saj në evenimentin e mirënjohur, e veshur në një fustan ngjyrë te kaltër të prerë anash, i cili ia nxori në pah këmbët e gjata. Ajo i kishte shtuar dukjes së saj mbresëlënëse një palë aksesorë të njëjtë si fustani dhe me një stil interesant të flokëve.

Adriana Lima (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)

Në njërën prej imazheve, Adriana tregoi më shumë se ç’duhet, pamja e së cilës është komentuar mjaft shumë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Adriana Lima

Theksojmë se kohët e fundit tashmë ish-modelja ka qenë temë e mediave rozë në saje të lidhjes me shkrimtarin turk, Metin Hara.

Adriana Lima (Foto: Vittorio Zunino Celotto/Getty Images/Guliver)

Lima ka qenë fytyrë e shumë markave botërore, gjersa muaj më parë i ka dhënë fund karrierës së saj prej modeleje. /Telegrafi/

Adriana Lima (Foto: Vittorio Zunino Celotto/Getty Images/Guliver)