Njëra ndër femrat më të bukura të botës, Adriana Lima, ditë më parë ishte në bregdetin e Malit të Zi për pushime.
Tani së fundmi, ajo është fotografuar gjatë pushimeve të saj në Bodrum të Turqisë, por jo e vetme.
Ajo është parë nën shoqërinë e shkrimtarit të njohur turk Metin Hara.
Mësohet se bukuroshja braziliane ka nisur një romancë të re me këtë të fundit, me të cilin është fotografuar në disa poza mjaft të nxehta në jahtin e tij. /Telegrafi/