Një video e Adriana Limës e publikuar së fundmi ka nevrikosur të gjithë.
Në këtë video të filmuar me telefon supermodelja shihet teksa thotë “Bozkurtlar” (ujqit) dhe bën me dorë simbolin e një grupi terrorist në Turqi, transmeton Telegrafi.
‘Grey Wolves’ (Ujqit gri) është një grup terrorist në Turqi, të cilët janë përgjegjës për vdekjen e qindra njerëzve dhe kanë planifikuar të vrasin Papa John Palin e dytë. Ata janë themeluar në Turqi para 40 viteve.
Pasi video mori shumë komente negative dhe kritika përfaqësuesit e modeles janë arsyetuar se ajo nuk e ka pasur idenë se kush kanë qenë, pasi bokseri i Adrianës i kanë thënë ky ishte simboli i palestrës në Miami. /Telegrafi/