Telegrafi

Adrian Gaxha tregon trupin e tij të tonifikuar në fotografitë nga pushimet

Foto: Adrian Gaxha/Instagram

Këngëtari i njohur shqiptar, Adrian Gaxha, ka tash e sa kohë që nuk është më shumë aktiv në muzikë.

Ai po merret më shumë me biznesin e tij, duke qenë më shumë i fokusuar në menaxhimin e lokalit të tij në Shkup.

Megjithëse është mjaft i ndjekur në rrjetet sociale, Adriani nuk është edhe shumë aktiv me publikimin e fotografive të shpeshta nga jeta e përditshme.

Foto: Adrian Gaxha/Instagram

Megjithatë, së fundmi interpretuesi i hitit “Ngjyra e kuqe” vendosi që të publikojë disa imazhe të reja për ndjekësit e tij të shumtë.

Bëhet fjalë për disa fotografi nga plazhi, ku këngëtari shkupjan ka treguar me krenari trupin e tij të tonifikuar.

Foto: Adrian Gaxha/Instagram

Gaxha është shumë i përkushtuar ndaj jetës së shëndetshme dhe ushtrimeve në palestër, me çka ka arritur që të ketë një trup të mirë.

Duket se pas një vere të ngjeshur me punë, Adriani ka gjetur më në fund pak kohë për pushime. /Telegrafi/

Foto: Adrian Gaxha/Instagram