Telegrafi

Adrian Gaxha tregon figurën muskulore përmes fotografisë

Adrian Gaxha është njëri nga këngëtarët në estradën shqiptare që njihet për figurën e formësuar trupore.

Këngëtari është mjaft aktiv në rrjetet sociale duke shfaqur kështu jetën private dhe atë profesionale, e të cilat shpesh shfaqin interesim për mediat rozë.

Gjatë ditës së sotme (e hënë), Adriani ka publikuar një fotografi mjaft tërheqëse në rrjetin e tij social Instagram.

Ai është shfaqur gjysmë i zhveshur, duke ekspozuar muskujt e tij në një autportret fotografik të realizuar para pasqyrës.

Kujtojmë se këngëtari nuk ka qenë shumë aktiv së fundmi në industrinë muzikore, pasi që ka hapur edhe një biznes të ri./Telegrafi/