Këngëtari Adrian Gaxhia ka qenë mjaft aktiv këtë verë.
Duet “Ka je 2x” u pëlqye shumë dhe u mirëprit nga fansat, gjersa nuk mungoi edhe angazhimi i tij i vazhdueshëm nëpër koncerti.
Adriani është shumë aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e tij.
Së fundmi, Gaxha përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ka vendosur t’i prezantojë fansat me vëllanë e tij të madh, Dritonin.
Dritoni me profesion është violinist, dhe ngjason ‘tmerrësisht’ me vëllanë e tij të vogël.
Ata ruajnë një raport shumë të mirë mes vëllezërish, gjersa jetojnë ende bashkë në shtëpinë e tyre në Shkup. /Telegrafi/