Telegrafi

Adrian Gaxha në lidhje të re dashurie

Këngëtari shqiptar, Adrian Gaxha, ka filluar një romancë të re.

Kështu së paku raporton Prive, që konfirmon se Gaxha është në krah të një femre tjetër pas ndarjes nga ish e dashura.

Edhe e dashura e re nuk është personazh publik dhe është larg syrit të mediave.

Ajo është nga Ferizaji dhe inicialet e saj janë S.D.

Indikacion për lidhjen është Instagrami i vajzës nga Ferizaj, që ka shkronjën “A” në biografinë e saj”.

Burime pranë këngëtarit kanë konfirmuar këtë lidhje.

Ndërkaq, vet këngëtari nuk ka pranuar këtë lidhje.

Adrian Gaxha ka kohë që nuk ka publikuar projekt të ri muzikor. /Telegrafi/