Site icon Telegrafi

Adrian Gaxha ka gati disa projekte

Këngëtari shqiptar, Adrian Gaxha, publikoi vetëm pak kohë më parë projektin e suksesshëm, “Lujmi Krejt”.

“Lujmi Krejt” u prit shumë mirë nga adhuruesit e hip hopit dhe ata të muzikës RnB.

Por, pas suksesit të madh, duket se Adriani nuk do të ndalet.

Për emisionin Prive ai ka konfirmuar se do të publikojë edhe katër projekte deri në fund të këtij viti.

Bëhet fjalë për tri këngë ritmike dhe një baladë që do të publikohen në fund të verës deri në fundvit.

Adriani me bashkëpunimin me Onatin është pëlqyer mjaft shumë dhe pas suksesit po kërkohet për koncerte gjithandej. /Telegrafi/

Exit mobile version