Telegrafi

Adrian Gaxha dhe Enur Pakashtica sjellin këngën e re “Ajshe”

Enur Pakashtica dhe Adrian Gaxha në klipin e ri (Foto: YouTube)

Këngëtari shqiptar, Adrian Gaxha, ka prezantuar projektin e ri muzikor.

Këtë këngë e ka sjellë në bashkëpunim me prezantuesin e njohur, Enur Pakashtica, projekti i të cilëve titullohet “Ajshe”.

Ky projekt vjen i shoqëruar edhe me videoklip, teksa kënga nis me prezantimin e Enurit.

Tekstin e kësaj kënge e kanë shkruar Tonic & Denk nga Panda Music, ndërsa për miksimin dhe masterizimin është përkujdesur Avaxus.

Kjo video atraktive është realizuar nga produksioni Entermedia.

Theksojmë se prezantuesi Pakashtica i ka treguar aftësitë e tij për muzikë mjaft shpesh gjatë emisionit dhe është pëlqyer nga fansat. /Telegrafi/