Panos Kamennos tha se nuk do të votojë, sepse nuk do të ketë marrëveshje me Shkupin, vlerëson nënkryetari i opozitës greke nga partia “Demokracia e Re”, Adonis Georgiadis.
“Unë jam prej atyre politikanëve se prej fillimit i theksoj mendimet e mia se nuk do të ketë marrëveshje me Shkupin dhe humbim shumë kohë duke luajtur lojën e Tsipras. Dhe gjithë kjo forcim nga Kamennos se nuk do të votojë, është me siguri, sepse e dinë se nuk do të vijë derë tek një marrëveshje. Pse nuk mundet të vihet derë tek një marrëveshje? Sepse marrëveshja çka nuk do të jetë erga omnes, për të gjithë nuk do të mundet të kalonte në parlamentin grek, thotë Georgiadis në intervistën për televizionin grek SKY.
Siç raporton korrespondetja e AIM-së nga Athina, duke komentuar deklaratat e fundit të Zoran Zaevit rreth erga omnes, nënkryetari i opozitës greke tha se këto qëndrime janë identike me ato të Gruevskit dhe për këtë në vitin 2008 Karamanlis vendosi Veto në Bukuresht. Ai e pyeti shefin e diplomacisë greke për këto deklarata dhe nëse Greqia bisedon për zgjidhje që s’do të jetë me përdorim gjithëpërfshirëse, erga omnes.
“Ndoshta Tsipras për shkak të përshpejtimit të faktorëve të ndryshëm të huaj çka nuk do të jetë me përdorim gjithëpërfshirës? Nuk dua të besoj se është ashtu, sepse do të ishte katastrofë kombëtare, komenton nënkryetari i parisë opozitare më të madhe greke. /Telegrafi/