Pamjet e filmuara me kamerë amatore, shfaqin momentin kur policia përdor revole me rrymë për ta arrestuar një adoleshente e cila nuk dëshironte të dilte nga apartamenti.
Policia amerikane ka bërë të ditur se janë në dijeni për publikimin e kësaj videoje, dhe se janë duke hetuar incidentin që kishte ndodhur, transmeton Telegrafi.
17-vjeçarja Dailene Rosario, shihet në video duke bërtitur nga dhimbjet kur në trupin e saj lirohet një sasi e energjisë elektrike.
Raportohet se Rosario është në javën e 14 të shtatzënisë, ndërsa telat e rrymës që prekin trupin e saj mund të shihen në videon e publikuar.
“Largohuni nga unë”, dëgjohet duke bërtitur derisa policia po tentonte ta mbante në toke me revolen që liron rrymë.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur të premten mbrëma, kur policia i është përgjigjur një telefonate në Bronx të Neë York-ut.
Kur policia u shfaq në vendin e ngjarjes dëgjuan britma mes Rosarios, ish-të dashurit të saj dhe një burri tjetër, të cilët më vonë u prangosën që të gjithë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=ydg0_gVhpzM