Një video që është duke qarkulluar në rrjetet sociale ka shokuar botën, për faktin se në të shfaqet një baba i cili rrah në mënyrën më brutale të mundshme bijën e tij, të cilën e godet vazhdimisht me rrip dhe ia rruan kokën. Të gjitha këto ia bëri vetëm pse ajo kishte instaluar aplikacionin Snapchat në telefon.
Alex Harrison 30-vjeç me krenari ka shpërndarë videon në Facebook dhe Snapchat, para se të arrestohej nga policia në shtëpinë e tij në Ferriday në Louisiana të SHBA-ve, transmeton Telegrafi.
Në fillim të videos ai dëgjohet duke i thënë vajzës së tij:”Dëshiron të rritesh të lyesh flokët. Shkolla është për të mësuar e jo për Snapchat”.
Vajza e identifikuar në video është nxënëse e klasës së nënës dhe i ka 14 apo 15 vjet, ndërsa shihet se ka veshur një bluzë pa mëngë të karakterit të filmit të animuar Despicable Me.
Rrahja e vajzës zgjatë më shumë se një minutë e gjysmë, dhe mund të shihet se si mbi 50 herë e godet vajzën me rrip në trup, e cila nuk mund të ndalej duke qarë nga dhimbjet e mëdha.
Por, sikur kjo të mos mjaftonte ai më pas e ul në karrige dhe ia rruan flokët, si ndëshkim për atë se kishte instaluar në telefon aplikacionin Snapchat. /Telegrafi/