Site icon Telegrafi

Adoleshentja bie nga dritarja e katit të pestë, mediat turke publikojnë pamjet e marra nga kamerat e sigurisë (Video)

Një 14-vjeçare që ra nga dritarja e shtëpisë së saj në katin e 5-të të një pallati ka humbur jetën tragjikisht pas përplasjes në trotuar.

Ngjarja e rëndë ndodhi në provincën Tekirdag të Turqisë, shkruajnë mediat vendase, përcjell javanews.al.

Agjencia e lajmeve “IHA” ka publikuar edhe videon e marrë nga kamerat e sigurisë të disa bizneseve në zonë, ku shihet qartë momenti i rënies nga lartësia i adoleshentes.

Deri më tani, rrethanat e rënies së 14-vjeçares me iniciale M.A. nga dritarja e shtëpisë nuk dihen ende.

Adoleshentja u dërgua me shpejtësi në spital, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Exit mobile version