Pesë adoleshentë u arrestuan në Belgjikë për përdhunimin e pretenduar në grup të një vajze 14-vjeçare, e cila bëri vetëvrasje një javë më vonë.
Prokurorët thonë se tre të dyshuarit janë të mitur, ndërsa dy janë 18 dhe 19 vjeç. Ata tashmë janë arrestuar dhe së shpejti duhet të paraqiten në gjykatë. Prokuroria konfirmoi se ata po hetohen për “veprime të ndodhura menjëherë para vdekjes së viktimës”.
Sipas raporteve të medias, vajza organizoi një takim me një mik mashkull në varrezat në Ghent më 15 maj. Sidoqoftë, ai arriti me katër “miq” të tjerë dhe sulmoi viktimën. Fotografitë e sulmeve u postuan në mediat sociale nga një sulmues i vetëm.
“Ato fotografi ishin pika e fundit … e gjithë bota e saj u shemb”, tha babai i vajzës fatkeqe për një të përditshme në Belgjikë.
Fatkeqësisht, ky nuk është një rast i izoluar, si në Belgjikë ashtu edhe në pjesën tjetër të botës. Çdo vit, rreth 200 përdhunime në grupe raportohen në këtë vend dhe supozohet se numri është shumë më i lartë, sepse shumë viktima nuk ishin në gjendje të raportonin dhunën. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=PX4SmaWpNsw