Telegrafi

Adoleshenti theret për vdekje në mes të New Yorkut, dëshmitarët filmuan gjithçka në vend se ta ndihmojnë

Pas përfundimit të mësimit në afërsi të një shkolle të mesme “Oceanside” në New York, ka ndodhur një vrasje që shokoi opinionin.

Një grup adoleshentësh kanë rrahur 16-vjeçarin Kasini Morris, e njëri nga sulmuesit e ka therur disa herë me thikë në gjoks, transmeton Telegrafi.

Si rezultat i plagëve të marra Morris ka vdekur në spital, kurse vrasësi i tij është arrestuar. Bëhet fjalë për Tyler Flech, 18-vjeç, i cili sipas policisë ka mbytur Morris nga xhelozia.

Dyshohet se sulmuesi kishte tentuar t’ia rrëmben të dashurën, e sipas policisë në vendin ku është kryer krimi kishin qenë afro 50 adoleshentë, ku asnjëri prej tyre nuk kishte tentuar ta ndihmojë – ishin thjeshtë të zënë me filmimin e vrasjes. /Telegrafi/