Site icon Telegrafi

Adoleshenti me Sindromën Down rriti kungullin gjigant (Video)

Benjamin Ben-Eliezer nga Kent i Anglisë, e ka mbjellë një kungull dhe është kujdesur për të për pesë muaj, por rezultati ka qenë pozitiv dhe i ka sjellë një çmim.

Djaloshi 14-vjeçar që është i prekur me Sindromën Down, është ndihmuar nga një shok që ta ujisë dhe ta rrisë bimën, e cila ka marrë përmasa të mëdha, transmeton Telegrafi.

Në fund, ai e ka dërguar kungullin në Royal Horticultural Society Show në Londër, ku ka zënë vendin e parë pasi kjo perime peshonte 565 kilogramë.

Ai e ka mbjellë farën me një maj, ndërsa pas një kohe është dashur të ndërtoi një tendë speciale, për ta mbrojtur nga dëmtimet.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihet djaloshi i ngazëllyer teksa tregon me krenari çmimin për punën që ka bërë. /Telegrafi/

Exit mobile version